Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka dal me njoftim për takimin që ka zhvilluar sot në Pragë të Çekisë me presidentin serb Aleksander Vuçiq .
Ai tha se kanë biseduar për nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit dhe gjithashtu edhe për Planin e Rritjes.
“Fola me presidentin Aleksander Vuçiq në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajcak në “X”.
Ndërkohë, Vuçiq ka deklaruar se rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”.