Lajçak: Duhet hapa të menjëhershëm për shtenisonimin e situatës në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak: Duhet hapa të menjëhershëm për shtenisonimin e situatës në veri

    Insajderi
    18 June 2023 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se situata në veri të Kosovës ishte temë bosht e takimeve të tij në kuadër të Forumit të Prespës.

    Ai ka thënë se gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s, është takuar edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

    “Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se do të shkojë në Uashington DC me ftesë të partnerëve të tij amerikanë.

    “Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark