Lajçak e përmend sërish marsin si afat për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak e përmend sërish marsin si afat për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

    Insajderi
    29 December 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka përmendur sërish marsin si një afat për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai në një intervistë për “Politiko” thotë se përpjekjet nuk do të pushojnë, duke shtuar se afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje.

    Lajçak flet edhe për heqjen e barrikadave, duke thënë se tensionet mbeten të larta dhe niveli i mosbesimit është po ashtu në një nivel të ngritur.

    “Besoj se e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbeten të larta. Niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më pare”, shtoi ai.

    “Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, shtoi Lajçak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark