Lajçak flet për dështimin e takimit për të zhdukurit: Kosova prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak flet për dështimin e takimit për të zhdukurit: Kosova prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë

    Insajderi
    15 January 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për dështimin e takimit të parë të Komisionit të përbashkët për persona të zhdukur.

    Në një shkrim në “X”, Lajçak ka thënë se është takuar veçmas me të dyja palët, por Serbia nuk mori pjesë në takimin e përbashkët. Emisar sllovak ka shkruar se Kosova i ka prezantuar prioritetet.

    “Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel komisionesh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark