Lajçak flet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Lajçak flet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Insajderi
    16 March 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka theksuar se çdo ditë janë në kontakt me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill edhe në Kosovë.

    Ai tha për RTK se dita e zgjedhjeve po afrohet, andaj shumë shpejt duhet të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk do të cenonte kushtetutshmërinë e Kosovës dhe do t’u mundësonte serbëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    Madje, Lajçak tha se një marrëveshje e tillë do të krijonte atmosferë tjetër në dialogun e nivelit të lartë politik, që sipas tij pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark