Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka informuar anëtarët e Këshillit të Evropës për dinamikën e dialogut.
Lajçak këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se në Strasburg informoi për dinamikën aktualet ë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Një ngjarje që e pres gjithmonë me padurim është seminari i rregullt për diplomatët e rinj nga Ballkani Perëndimor, i organizuar nga Instituti Universitar Evropian në Firence. Ishte frymëzuese të përfshiheshe në një diskutim të gjallë rreth politikëbërjes së BE-së, politikës në zhvillim të zgjerimit dhe sfidave me të cilat përballet rajoni sot”, ka thënë Lajçak.
“Nga Firenca, udhëtova për në Strasburg me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin të informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe shtetet anëtare të BE-së për gjendjen dhe dinamikën aktuale të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa isha në Strasburg, shfrytëzova gjithashtu mundësinë për të bashkëvepruar me një numër zyrtarësh të Këshillit të Evropës për dosjet tona përkatëse”, përfundon postimi. /Insajderi.org/