Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Mirosllav Lajçak tha sot në Podgoricë, se Mali i Zi është lider në integrimin evropian dhe se Komisioni Evropian theksoi se Mali i Zi ka pozicionin më të mirë për të përfunduar negociatat gjatë mandatit të këtij Komisioni.
“Integrimi i Malit të Zi është në interesin tonë të përbashkët dhe ka mbështetje të madhe për anëtarësimin tuaj në BE. Ne qëndrojmë pranë Malit të Zi në luftën kundër koronavirusit. Plani ekonomik dhe i investimeve i BE-së për rajonin do të mbështesë rimëkëmbjen e Malit të Zi dhe rajonit,” tha Lajçak pas takimeve me kryetarin e Parlamentit Aleks Beçiq dhe kryeministrin Zdravko Krivokapiq, raporton Vijesti.