Lajçak jep detajet e fundit lidhur me negociatat për targa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Lajçak jep detajet e fundit lidhur me negociatat për targa

    Insajderi
    20 April 2022 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi i fundit mes grupeve punuese për targa para afatit të fundit që është më 21 prill, transmeton Insajderi.

    Lajçak ka bërë të ditur se kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të takohen nesër.

    “Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në GP për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani i takon Kryenegociatorët të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka bërë të ditur ai nëpërmjet një statusi në Twitter.

    Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.

    Deri atëherë, qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS (Republika e Kosovës), përgjatë një dekade, kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

    Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

    Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark