×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak Vuçiqit: Kemi qasje të njëjtë me SHBA për zgjidhjen e marrëdhënieve nëmes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    04 March 2021 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi Special i BE për dialogun nëmes Kosovës dhe Serbisë Mirosllav Lajçak ka thënë se vizitën në rajon e ka filluar në Prishtinë.

    “Ishte e rëndësishme për mua të vij sa më shpejt që ishte e mundur pas zgjedhjeve për të diskutuar rreth dialogut dhe për rëndësinë e vazhdimit të tij pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe për të informuar bashkëbiseduesit e mi për detajet e procesit dhe progresin që kemi bërë prejse ka vazhduar dialogu”, ka thënë Lajçak në Beograd.

    “Dialogu është thelbësor për të dy palët për të përparuar në rrugën e tyre evropiane dhe status quo nuk nuk është i qëndrueshëm për asnjë palë”, ka porositur ai.

    Ai tha se kishte bisedime të dobishme dhe konstruktive me zyrtarët e Kosovës dhe liderët e partive politike dhe u dërgoi të gjithëve të njëjtin mesazh, të cilin e përsëriti në Beograd:

    “Shtetet anëtare të BE presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Ne nuk kemi asnjë interes në ruajtjen e status quo-së dhe ne jemi të gatshëm ta sjellim procesin në një përfundim të suksesshëm sa më shpejt që të dy palët janë gati”, ka theksuar Lajçak.

    Sa i përket partneritetit me Shtetet e Bashkuara, ai ka ritheksuar “se kemi një histori të bashkëpunimit shumë të mirë dhe të ngushtë dhe po kthehemi në bashkëpunimin tonë të ngushtë, ne e përgatitëm këtë vizitë së bashku, ne gjithashtu planifikuam një vizitë të përbashkët me kolegun tim Matthew Palmer, por ai nuk mundi të udhëtojë për shkak të covidit. Ne disa herë në javë flasim dhe e ndajmë të njëjtin qëllim për Ballkanin – afrimin me BE”, ka përfunduar Lajçak./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark