Lajçak: Kurti dhe Vuçiq kanë respekt për njëri tjetrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak: Kurti dhe Vuçiq kanë respekt për njëri tjetrin

    Insajderi
    24 February 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovë, Allbin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “e respektojnë njëri tjetrin”, tha Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

    Këtë koment, Lajçak e bëri në një intervistë për “The Pavlovic Today”, kur u pyet se a munden që Kurti dhe Vuçiq të bëhen miq?

    “Shikoni, miqësia është një kategori shumë e veçantë. Nuk mund të detyroni miqësinë. Çfarë është e rëndësishme është që Kurti dhe Vuçiq respektojnë njëri tjetrin. Dhe këtë respekt ata ia tregojnë njëri-tjetrit. Sa për deklarimet publike, do të thoja se ka hapësirë për përmirësime”.

    Lajçak gjithashtu tha se kishte “atmosferë respekti” në takimet e fundit të Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq.

    “Të dy liderët e dinë që kjo është detyrë dhe përgjegjësi madhore. Prandaj, qartazi, ata që të dy luftojnë për interesat e tyre. Por, gjithashtu më duhet të them se, veçanërisht në takimet e fundit, ka pasur atmosferë respekti. Herën e fundit, kaluam më shumë se tetë orë, ose dy herët e fundit në dhomë, prandaj mund t’ua marrë mendja që është shumë e hapur”, ka thënë Miroslav Lajçak.

    Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje televizive të kohëve të fundit e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “llum terrorist”, ndërsa Kurti vazhdimisht e thekson se Vuçiq ka qenë ish-ministër i propagandës së Sllobodan Millosheviqi, i cili asnjëherë nuk është distancuar nga krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në vitet 1998-1999./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark