Lajçak mban takim me dy senatorët amerikanë, kërkojnë depërshkallëzim në Kosovë dhe rikthim në dialog – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak mban takim me dy senatorët amerikanë, kërkojnë depërshkallëzim në Kosovë dhe rikthim në dialog

    Insajderi
    21 June 2023 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se është takuar me dy senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen.

    Lajçak ka treguar se dy senatorët janë duke e ndjekur nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

    Tutje ai ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar që nevojitet de-përshkallëzimi për situatën në veri të Kosovës dhe rikthimi në dialog.

    Pata një takim të rëndësishëm në Hill me senatorë Chris Van Hollen dhe ChrisMurphyCT të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark