Lajçak mbështetet për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me ambasadorët e BE-së në Kombet e Bashkuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak mbështetet për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me ambasadorët e BE-së në Kombet e Bashkuara

    Insajderi
    07 October 2021 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në New York me ambasadorët evropianë të BE-së.

    Lajçak ka marrë përkrahjen për përpjekjet e avancimit në dialogun mes dyja vendeve.

    “Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara. Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”, thuhet në qëndrim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark