Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet nesër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd raporton Tanjug.
Takimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb në orën 12:00.
Për takimin, mediat do të informohen përmes një komunikate, njoftoi sot Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Serbisë