Parakusht themelor për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kështu deklaroi i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë, ai përsëriti deisa herë se Asociacioni duhet të formohet duke e nënvizuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”, përcjell Insajderi.
Lajçak theksoi se takimi në Ohër ka për qëllim zbatimin e marrëveshjeve, teksa shtoi se nuk e mbanë mend se në të kaluarën kishte kaq shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian.
I dërguari i posaçëm i BE-së do të qëndrojë edhe sot në Beograd ku do të diskutojë përsëri me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Insajderi