Lajçak paralajmëron bisedime dialogu Kosovë-Serbi javëve në vijim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak paralajmëron bisedime dialogu Kosovë-Serbi javëve në vijim

    Insajderi
    21 May 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime mes ekipeve të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për javët në vazhdim.

    Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se javën e kaluar në bisedimet që i pati me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për dialogun arritën njëfarë progresi.

    “Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”.

    “Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, ka thënë Lajçak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark