×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

    Insajderi
    17 June 2024 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

    Me anë të një postimi në rrjetin social X, ka treguar rreth temave që janë diskutuar aty.

    Lajçak tha se “nuk duhet humbur momentumi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

    “I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark