×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak për policët e kidnapuar: Po e presim NATO-n të tregojë çfarë ka ndodhur

    Insajderi
    15 June 2023 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke e pritur vlerësimin e NATO-s, në lidhje me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga xhandarmëria e Serbisë.

    Ai tha se është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë, dhe se për shkak se të dy shtetet kanë dhënë versione të ndryshme nga njëra –  tjetra, duhet të pritet NATO të dalë me përgjigje.

    I pyetur se a ka dijeni për gjendjen e policëve të Kosovës, ai tha se i ka disa informata por nuk pranoi të flasë më tej.

    “Ne po presim nga NATO t’i shpjegojë faktet. NATO ka kërkuar nga dyja palët t’i prezantojnë provat, që të dimë sepse janë dy versione që janë në kontradiktë me njëra – tjetrën, ne duhet të dimë cfarë me të vërtetë ka ndodhur. NATO është përgjegjëse, ne do të dëgjojmë nga NATO së shpejti. I kam ca informata por jemi në kontakt me të dyja palët”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark