I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se ka mirëpritur sot në Bruksel shefin e misionit të EULEX-it, Gjeneralin Barbano.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’.
Në këtë takim është diskutuar për punën e EULEX-it në Kosovë dhe situatën në tëren.
‘’Me kënaqësi të mirëpritur Gjenerali Barbano sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të @EULEXKosovo dhe për zhvillimet e fundit në terren’’, ka shkruar Lajçak.
E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, ka shtuar më tutje Lajçak.