Lajçak pritet të takohet me Bislimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak pritet të takohet me Bislimin

    Insajderi
    13 May 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, nga ora 11:00 sot pritet të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel. Lajçak ka përfunduar takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se tema mes dy palëve negociuese do të jetë për targat, energjinë dhe personat e zhdukur.

    Varësisht çka do të prodhojnë bisedimet e sotme ndërmjet delegacioneve dhe BE-së, do të përcaktohet edhe mbajtja e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

    Siç raporton mediumi serb “Telegraf.rs”, delegacionit të Beogradit do t’i bashkohen edhe ekspertë të fushave, për të cilat do të bisedohet në këtë takim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark