Lajcak thotë se deklaratat e Ramës e Thaçit janë “shantazh” për BE-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajcak thotë se deklaratat e Ramës e Thaçit janë “shantazh” për BE-në

    Insajderi
    26 April 2017 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vendi i të cilit drejton Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, thekson se retorika e ashpër nga e kaluara që po përdoret aktualisht në Ballkanin Perëndimor, nuk i zgjidh problemet, por i shtyn ato.

    Ai shkruan për gazetën serbe “Danas” se megjithëse BE-ja ka një vizion të qartë të rrugës për Ballkanin Perëndimor, ekziston ende “nacionalizmi i rrënjosur thellë” si dhe “thirrjet për shtete etnikisht të pastra dhe bashkimin e kombit në një flamur të përbashkët me shqiponjën dy krenare mund të shihet si apel ndaj BE-së që të pranojë me më vendosmëri rolin e arbitrit”.

    Ai shpjegon se “BE-ja dëshiron të besojë në përpjekjet e qeverive të rajonit për të pëmbushur kushtet që janë të nevojshme për pranimin në Union, por tani ekziston një situatë, e cila mund të kuptohet ndryshe si shantazh”.

    Sipas tij, retorika e fundit e Hashim Thaçit, president i Kosovës dhe i Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, “megjithëse alarmuese, është rezultat i bindjes së krijuar në Ballkanin Perëndimor për rolin tonë të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e problemeve dhe më pas, me lënien e rajonit për t’ia dalë vetë”, përcjell oranews.

    Ai tha se zgjidhja e këtij problemi nuk është pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE, por në “një punë më aktive me këto shtete” që do të çonte në krijimin e një trupe të specializuar të BE-së që mund të merrej me Ballkanin Perëndimor, të ngjashme me misionin MMF.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark