Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të mërkurën pasdite në Kosovë.
Vonë në mbrëmje ai ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Vetë Lajçaku njoftoi në Twitter për takimin, me ç’rast tha se u pajtuan që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.
“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, tha Lajçaku.