
Kompania “Ariani Company” me pronar Naser Imeri ka bërë të ditur me pikëllim të thellë se sot është ndarë nga jeta Azem Musliu – puntori i parë i kësaj kompanie dhe një figurë e rëndësishme në historinë e saj.
Për plot 26 vite, Azem Musliu ishte pjesë e pandashme e kompanisë, duke u dalluar për përkushtimin, ndershmërinë dhe sjelljen e tij shembullore. Ai nuk ishte vetëm një bashkëpunëtor i çmuar, por edhe një mik i sinqertë dhe një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin profesional të kompanisë.
Nga drejtuesit dhe stafi i “Ariani Company”-s, Azemi do të kujtohet gjithmonë me nderim, respekt dhe mirënjohje të përjetshme. Kontributi i tij mbetet i paharruar dhe shembull frymëzimi për të gjithë.
Kompania u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.