Lajm i keq për Barcelonën, ylli i skuadrës mungon në ndeshjen kthyese ndaj Interit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Barcelonën, ylli i skuadrës mungon në ndeshjen kthyese ndaj Interit

    Insajderi
    01 May 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona barazoi me rezultat 3-3 ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe mëngjesin pas ndeshjes në Montjuic, mbërritën lajmet për dëmtimin e Jules Kounde.

    Mbrojtësi francez ishte lojtari më standard i katalunasve këtë sezon, dhe në fund të pjesës së parë ai u largua nga loja për shkak të një dëmtimi dhe ia la vendin e tij në ekip Eric Garcias.

    Është vërtetuar se Kounde ka këputur një tendin dhe se do të mungojë për një kohë të gjatë, si pasojë e së cilës do të humbasë ndeshjen e kthimit kundër Interit si dhe duelin me Real Madridin më 11 maj.

    “Nuk ndihem aspak mirë”, u tha Kounde gazetarëve të mbledhur ndërsa kalonte nëpër zonën ‘mix’.

    “Nuk është e lehtë kur luan çdo tre ditë. Nuk mund të stërvitesh dhe nuk mund të pushosh. E sheh që edhe Kounde u lëndua, ky është rezultat i të luajturit çdo tre ditë”, tha trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pas ndeshjes.

    Kujtojmë që katalunasit më parë ishin pa Marco Casado, Alejandro Balde dhe Robert Lewandowski për shkak të lëndimeve.

    Ndeshja e kthimit midis Interit dhe Barcelonës është planifikuar të zhvillohet të martën, më 6 maj, në stadiumin Giuseppe Meazza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark