×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajm i keq për Muratin që shtypi grevistët, i ndalohet gjysma e pagës me vendim

    Insajderi
    03 October 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, të premten nuk ua ekzekutoi pagat punëtorëve që ishin në grevë muajin e fundit – përfshirë punëtorët e Arsimit dhe atyre të administratës. Por edhe vet atij, sot i shkroi një vendim rreth pagës së tij si ministër. KPMShCK ia ndaloi atij 50% të pagës.

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka marrë vendim që ministrit të Financave t’i ndalohet paga për 50 për qind.

    Ky vendim është marrë për shkak se Murati nuk e ka respektuar vendimin e mëparshëm të KPMShCK-së në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)

    Në vendimin të cilin e ka siguruar gazeta Scanner thuhet se Murati duhet vetëm gjysmën e pagës deri kur ta zbatojë vendimin e KPMShCK për drejtorin e ATK-së.

    Me këtë rast, dejtori i Thesarit obligohet që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin e KPMShCK-së.

    “Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës obligohet qe te beje ndalesën e 50% te pagës mujore per ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, deri në zbatimin e Vendimit Nr.50 /2022 të datës 14.07.2022, gjegjësisht deri ne kthimin e ligjshmerise ne Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, është thënë në vendimin e KPMShCK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark