Apple ka kohë që thuhet se po planifikon të heqë atë dhe ta zëvendësojë me aplikacione të reja, të pavarura.
Sinjali më i fundit i këtij ndryshimi thuhet është heqja e iTunes nga interneti. Kjo vjen vetëm disa orë para se Apple të dalë skenën e Konferencës së saj të Zhvilluesve Botërorë, ku dhe pritet të shpallet mbyllja e iTunes.
Një ndryshim është shfaqur gjithashtu kur përdoruesit shkëmbejnë këngët brenda Apple Music. Më parë, lidhja që do të gjenerohej për t’u dërguar do të fillonte me “itunes.apple.com” – por tani duket se e kanë zëvendësuar “music.apple.com”.
Në muajt në vazhdim Apple pritet të prezantojë risitë e reja në aplikacionet që do të menaxhojnë mediatekën për përdoruesit saj.