Lajm i keq për studentët dhe sektorin privat, Murati tregon detaje rreth shtesave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajm i keq për studentët dhe sektorin privat, Murati tregon detaje rreth shtesave

    Insajderi
    12 April 2022 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar detajet lidhur me pakon 100 milionëshe që të qeverisë.

    Ai ka thënë se shtesat për pensionerët do ta dalin në pensionin e ardhshëm, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën.

    “Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

    Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit.

    “Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV.

    Ndërsa Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krijohet baza për aplikim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark