Lajm i mirë - 13 vjeçarja e zhdukur në Gjermani është gjetur shëndosh e mirë, kthehet pranë familjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë – 13 vjeçarja e zhdukur në Gjermani është gjetur shëndosh e mirë, kthehet pranë familjes

    Insajderi
    30 June 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arta Hajzeraj, 13-vjeçare nga Istogu, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë dhe është kthyer sot në shtëpi, pranë familjes së saj.

    Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës.

    Njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark