Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur entuziast në lidhje me tri marrëveshjet e lëvizshmërisë që sipas tij, tregojnë qartë përfitimet që sjell Procesi i Berlinit.
“Tri marrëveshjet për lëvizje tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë Ballkanin Perëndimor me BE-në”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky është edhe një hap drejt përfitimeve konkrete nga Procesi i Berlinit.
“Edhe një hap para drejt përfitimeve konkrete nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian me miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”.