
Tre persona kanë humbur jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë derisa janë shënuar edhe 23 raste të reja, shkruan Insajderi.
Gjithsej janë testuar 1 mijë e 442 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
Njoftimi i plotë:
27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
Në total numri i rasteve aktive është 3.605.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!