Lajm i mirë - në këto dy klinika të QKUK-së nuk ka asnjë pacientë me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë – në këto dy klinika të QKUK-së nuk ka asnjë pacientë me Covid-19

    Insajderi
    25 September 2021 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikën e Pediatrisë dhe atë të Gjinekologjisë nuk ka pacientë me Covid-19.

    “Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19”, thuhet në njoftimin e ShKUK-së.

    ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark