Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    Insajderi
    05 June 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur në mbledhjen e mbajtur sot se të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje në pagë prej 110 euro, shkruan Insajderi.

    “Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.

    Ky vendim do të hyjë në fuqi nga muaji korrik.

    Po ashtu kryeministri Kurti, ka marrë vendim që të rris shtesat në 325 euro nga 170 sa ishte, për gratë lehona të papunësuara.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark