Lajm i mirë: Termokos nis sezonin e ngrohjes 8 ditë para afatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Termokos nis sezonin e ngrohjes 8 ditë para afatit

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se ka nisur sezonin e ngrohjes 2025/2026 që nga sot, 8 ditë para afatit të zakonshëm, si reagim ndaj përkeqësimit të kushteve atmosferike.

    Në komunikatë zyrtare thuhet se pas përgatitjeve teknike dhe në koordinim me KEK-un, është siguruar fillimi i hershëm i furnizimit me energji termike, në përputhje me rregulloren e ZRRE-së.

    Kjo është hera e parë në historinë e Termokos-it që sezoni i ngrohjes nis para kohe. Bashkëpunimi me KEK-un hyn në vitin e 10-të dhe pritet të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për mbi 25 mijë konsumatorë.

    Nga ndërmarrja kërkohet mirëkuptim nga qytetarët, pasi sistemi kërkon disa orë që ngrohja të arrijë në radiatorë, për shkak të kompleksitetit të rrjetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark