Lajm i rremë për binjakët me emrin "Albin e Vjosa" - ja ku është marrë fotografia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i rremë për binjakët me emrin “Albin e Vjosa” – ja ku është marrë fotografia

    Insajderi
    12 May 2020 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotografia e dy binjakëve të posalinduar ku thuhet se u pagëzuan me emrin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po del të jetë i rrejshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në disa faqe të huaja fotografia e këtyre dy binjakëve ekziston edhe më herët, e aq lehtë mund ta gjesh edhe në google.

    Kjo fotografi e marr në internet, u manipulua me një përshkrim në gjuhën shqipe duke thënë se prindërit e këtyre binjakëve nuk kishin fëmijë që prej 15 viteve dhe pas ardhjes në jetë të tyre, prindërit kishin vendosur që t’i pagëzonin Albin dhe Vjosa.

    Madje në fotografinë e publikuar nuk shihet emrin se nga kush është publikuar. Vetëm se kishin uruar t’i ngjajnë  Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

    Kjo kishte ‘mbushur’ zemrat e simpatizantëve të dy politikanëve, e sidomos kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, të cilët e kanë publikuar edhe në një grup të quajtur “me kryeministrin”./ Insajderi.org

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark