Lajm i mirë për kombëtaren – Italia humb një nga sulmuesit para Shqipërisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë për kombëtaren – Italia humb një nga sulmuesit para Shqipërisë

    Insajderi
    19 March 2017 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Giampiero Ventura do të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në listën e tij për ndeshjen kundër Shqipërisë pasi nuk do të ketë në dispozicion një nga sulmuesit që kishte grumbulluar.

    Manolo Gabbiadini ka lënë fushën e lojës sot që në pjesën e parë të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Southamptonit, ndërsa parashikohet që të qëndrojë pushim për të paktën një javë.

    Lojtari po kalonte një formë të shkëlqyer të Southampton, duke gjetur rrugën e rrjetës me një rregullsi të admirueshme, aq sa kishte shënuar 6 gola në po aq ndeshje të luajtura në kampionat dhe Kupë me skuadrën e tij duke fituar edhe çmimin e futbollistit më të mirë të muajit shkurt.

    Por në minutën e 31-të të sfidës së sotme, Gabbiadini pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të braktiste fushën e lojës për këtë dëmtim i cili parashikon të paktën një javë pushim dhe që bën të pamundur aktivizimin e tij kundër kuqezinjve.

    gabiadini

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Ky padyshim që është një shqetësim më pak për Kombëtaren shqiptare për shkak të formës që po kalonte sulmuesi. Por nuk duhet harruar gjithsesi se Italia ka në përbërje të saj elementë të tjerë me shumë cilësi në repartin e avancuar si Immobile, Belotti apo Insigne.

    Në vend të Gabbiadinit, trajneri Ventura grumbulloi sulmuesin e Atalantës, Petagna, i cili është debutues në radhët e kësaj kombëtareje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark