Një anketë e re në Washington Post e publikuar të dielën ka dhënë një rezultat të zymtë për kandidatin republikan, Donald Trump.
Mbështetja për Trump ka rënë nga 46 për qind sa kishte në muajin maj, në 39 për qind në muajin qershor, transmeton Insajderi.
Ndërsa mbështetja për kandidaten demokrate Hillary Clinton u rrit nga 44 për qind në 51 për qind, shkruan Business Insider.
Pothuajse dy të tretat e votuesve kanë thënë se Trump nuk është i kualifikuar për të shërbyer si President, derisa 70 për qind e tyre kanë thënë se vetëm mendimi që ai të jetë president u bëjnë të ndjejnë ankth.
Sondazhi Post/ABC i publikuar të dielën është i fundit në serinë e sondazheve deri më sot, dhe tregon kandidaten për president Hillary Clinton disa hapa para Trump. /Insajderi.com