Lajme të këqija për duhanpirësit, një plan i ri i BE'së parasheh rritje të çmimit të duhanit në tërë Evropën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lajme të këqija për duhanpirësit, një plan i ri i BE’së parasheh rritje të çmimit të duhanit në tërë Evropën

    Insajderi
    12 June 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian, i kryesuar nga Ursula von der Leyen, po synon të nxisë një rritje të madhe të çmimit të duhanit.

    BILD raporton duke cituar një dokument prej 196 faqesh se, Brukseli zyrtar është duke i bërë thirrje shteteve anëtare të unionit evropian që të rrisin taksat për duhanin.

    Dokumenti pohon se “frenimi i konsumit të duhanit” mund të arrihet “ndër të tjera nëpërmjet masave tatimore për të ulur kërkesën për duhan”. Taksat më të larta mund të dërgojnë “një sinjal çmimesh se pirja e duhanit është me të vërtetë e dëmshme dhe duhet të luftohet me të gjitha mjetet”, përcjell Insajderi.

    Taksat dhe çmimet më të larta të duhanit “janë provuar të jenë masa më efektive për të ulur konsumin e përgjithshëm të duhanit” dhe i inkurajojnë duhanpirësit të lënë duhanin ose të paktën ta pinë më pak atë“, citohet dokumenti.

    Komisioni propozon që shkalla e taksës të bazohet në pasurinë e vendit përkatës të BE-së. Sipas Shoqatës Evropiane të Tatimpaguesve, kjo do të thoshte një rritje prej një të pestës së taksës së duhanit për Gjermaninë.

    “Ne presim një rritje prej 20 për qind të çmimeve të cigareve. Kjo duhet të ndalet urgjentisht”, kanë thënë nga kjo shoqatë për mediumin gjerman.

    Aktualisht, një pako cigare kushton mesatarisht 9 euro në Gjermani (përfshirë taksën). Nëse çmimet e duhanit rriten me 20 përqind, çmimi për një pako mund të rritet prej 50 deri në 70 centë.

    Komisionerët e BE’së pritet ta miratojnë këtë direktivë kah mesi i korrikut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark