Lajme të këqija për Kosovën, raporti amerikan me vlerësim të ulët për vendin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajme të këqija për Kosovën, raporti amerikan me vlerësim të ulët për vendin

    Insajderi
    27 June 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova radhitet në mesin e 72 shteteve që nuk plotësojnë as kriteret minimale të transparencës fiskale. Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Transparencë Fiskale.

    Pjesë e shteteve që nuk plotësojnë kriteret minimale ishin edhe shtete të tjera në Evropë, sikurse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 vendet (edhe autoriteti Palestinez) e vlerësuara, qeveritë e 72 shteteve plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale. Gjashtëdhjetë e nëntë [sosh] nuk plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga këto 69, megjithatë, 25 bënë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale”, thuhet në raport të DASH-it.

    Megjithatë, as Kosova e as shtetet e rajonit nuk ishin në mesin e shteteve që po shënojnë progres drejt transparencës fiskale.

    Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe taksat, si dhe është element i rëndësishëm i menaxhimit efektiv të financave publike. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark