Gani Jakupi, këshilltari që po paguhet 7,500 euro në muaj nga buxheti i Republikës së Kosovës, është lajmëruar në platformën ‘X’.
Jakupi ka shpërndarë një fotografi të zëvendësministres së MPJD’së, Liza Gashit, që mori pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste në Madrid të Spanjës në emër të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Insajderi.
Aty ka thënë se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, s’duket i shqetësuar në prezencë të zyrtarëve kosovarë.
“Për partizanët “refuzim i padiskutueshëm” i Kosovës nga disa shtete të BE’së: Kryeministri Sanchez nuk duket se ka qenë i shqetësuar nën shoqërimin e zyrtarëve kosovarë…”, ka shkruar Jakupi.
Jakupi po vazhdon të paguhet 7,500 euro në muaj nga buxheti i Kosovës, ndonëse puna e tij ende s’është parë. /Insajderi.org/
For the sake of the partisans the "indisputable rejection" of Kosovo by some EU states:
The Spanish PM Sánchez doesn't seem really stressed being in company of Kosovar officials… pic.twitter.com/tqHXDEm0GH— Gani Jakupi (@GaniJakupi) February 28, 2024