Lajmërohet Baci, armiku kryesor i Lutfi Hazirit: Lutë, urime pensionimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmërohet Baci, armiku kryesor i Lutfi Hazirit: Lutë, urime pensionimi

    Insajderi
    14 November 2021 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka uruar humbjen Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Kjo pasi kandidati i LVV-së, Alban Hyeseni është duke prirë me vota bazuar në rezultatet e KQZ-së.

    Kurteshi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar “Urime pensionimi Lutë”.

    Në zgjedhjet e 2017-ës, Lutfi Haziri e thumbonte ish-kandidatin, Sami Kurteshi duke thënë se VV-ja në Gjilan e kandidon here Ismailin, here Samiun

    “Herë unë e herë Baci”, me këtë sistem punojnë VV-ja e Kurtesheve ne Gjilan thoshe Haziri në 2017-ën./Insajderi.org

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark