Lajmërohet Bekim Jashari me akuza të rënda: Me janë vjedhur votat, pati “tren bullgar” në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmërohet Bekim Jashari me akuza të rënda: Me janë vjedhur votat, pati “tren bullgar” në Skenderaj

    Insajderi
    17 October 2021 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës më konkretisht kandidatit, Fadil Nura i cili është mbështetur fuqishëm nga Sami Lushtaku.

    Jashari është shprehur se gjatë ditës kanë raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

    “Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Insajderi.

    Reagimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

    Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

    Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

    Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë. Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

    Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj. Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri. I juaji çdo herë Bekim Jashari!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark