Lajmërohet Kurti pas takimit me Lajçakun: BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmërohet Kurti pas takimit me Lajçakun: BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes

    Insajderi
    11 May 2023 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjatë takimit të hershëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në objektin e Qeverisë, e shprehu nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

    Kurti këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’ pasi që u takua me Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.

    “E mirëprita Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në objektin e Qeverisë sot. E theksova nevojën për implementimin e Marrëveshjes Bazë në tërësi dhe nevojën e mbajtjes përgjegjëse të Serbisë nga ana e BE-së për shkelje të vazhdueshme të saj”, deklaroi Kurti.

    Kurti u takua në mëngjes me Lajçak. Ky i fundit tha se pritet ose përmirësim ose përshkallëzim marrëdhëniesh. /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark