Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martian Berishaj emri i të cilit mori hov nga skandali i 600 mijë euro të marra nga GEN-i i Beogradit, ka vendosur të tregohet pro-amerikan, sot në ditën e pavarësisë së SHBA-ve.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se atje ku lind dhe perëndon dielli për Kosovën është Amerika.
“Urata; Bekoje zot Amerikën, ka posaçërisht për ne shqiptaret vlerë të shtuar. Udha jonë si komb ka vetëm një destinacion: atje ku lind dhe perëndon dielli për ne është Amerika. Ajo historikisht na e ruajti palcën tonë kombëtar”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ambasadori Berishaj, është përfshirë në skandalin e madh financiar ballkanik me transaksionet e dyshimta të GEN-i. Përveç në Kosovë, rasti i tij është bërë objekt trajtimi anembanë gadishullit ballkanik. Jo për ndonjë punë të çmueshme prej diplomati, por për rolin e tij të “mushkës” së parave.
Përveç kësaj, Berishaj në Kosovë po hetohet për raportim të rrejshëm të pasurisë.
Shkarkimi e tij po e kërkojnë gjithë akterët, mirëpo deri tani nuk është marrë asnjë masë ndaj tij, përkundrazi Qeveria Kurti i vendosur një mburojë veprimeve të Berishajt.
Lexo edhe: