Lajmërohet S4MM, i ka disa fjalë për Unikkatilin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Lajmërohet S4MM, i ka disa fjalë për Unikkatilin

    Insajderi
    27 July 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai ka bërë bujë gjithandej me vetëm një projekt e që ishte “Medelina”.

    E më pas, S4MM u distancua nga tregu muzikor, ndonëse kishte krijuar fansa shumë.

    Këngët e tij ishin hite në kohën kur S4MM ishte shumë aktiv në publikimin e projekteve muzikore.

    Shumë zhurmë, shumë aludime, e shpesh edhe llafe kafeneve qarkullonin për të, për të cilat ka folur në një intervistë në “Prive” në Klan Kosova.

    “Medelina”, si projekt, bëri bujë të madhe edhe për faktin që mes rreshtave përmendet Unikkatili.

    Në këtë intervistë, reperi nga Tetova tregon se është rritur me këngët e Unikkatilit dhe thekson se nuk dëshiron që të vdes.

    “Unë me Unikkatilin jam rritur, nuk kam me mohu, asnjëherë nuk do ta mohoj. Se unë nuk kam ditur anglisht, Unikkatilin e kam dëgjuar kur kam qenë i ri, ka qenë më hip hop”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark