×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    “Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes”, nisin hetimet ndaj ‘X’ për shkelje të ligjeve të BE-së

    Insajderi
    22 December 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Platforma e mediave sociale X, dikur Twitter, po hetohet për dyshime se ka thyer ligjin e BE-së për dezinformimin, përmbajtjen e paligjshme dhe transparencën.

    Vendimi për të nisur procedurat formale të shkeljes kundër kompanisë, në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, vjen disa javë pasi X iu kërkua të sigurojë prova të pajtueshmërisë me ligjet e reja të krijuara për të eliminuar gjuhën e urrejtjes, racizmin dhe lajmet e rreme nga platformat në BE.

    Sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale, i cili hyri në fuqi në gusht, një kompani mund të gjobitet me 6% të të ardhurave të saj globale ose të ndalohet të operojë në të gjithë BE-në nëse zbulohet se ka shkelur ligjin.

    Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar për zbatimin e DSA, konfirmoi hetimin në një postim në platformën e Musk.

    “Sot ne hapim procedurat formale të hetimit ndaj X,” shkroi ai, duke thënë se masa ishte mbi bazën e “shkeljes së dyshuar të detyrimeve për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe dezinformimin; shkelje e dyshuar e detyrimeve të transparencës dhe dizajn i dyshuar mashtrues i ndërfaqes së përdoruesit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark