Lajmi i fundit: Arrihet një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lajmi i fundit: Arrihet një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll

    Insajderi
    16 May 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë bisedimeve të zhvilluara në Stamboll, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë në ditët në vijim, raportojnë mediat ndërkombëtare.

    Lajmi është konfirmuar nga kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, i cili e vlerësoi pozitivisht takimin dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin e kontakteve.

    Nga ana tjetër, delegacioni ukrainas ka kërkuar që të organizohen bisedime direkte midis presidentëve Zelensky dhe Putin.

    Palët gjithashtu janë pajtuar që të paraqesin propozime konkrete për një armëpushim të mundshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark