Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas një operacioni të zhvilluar mbrëmë në Konushefc të Podujevës.
Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.
Aksioni ka nisur mbrëmë rreth orës 20:20 ku policia i ka dhënë urdhër të ndalohej veturës që dyshohej se transportonte substanca narkotike, por, sipas Major Reshatit, të dyshuarit nuk kanë përfillur urdhërat por kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës.
Gjatë ikjes, vetura ka goditur një hetues policor, “i cili ka pësuar me lëndime të lehta trupore dhe i janë shkaktuar dëme materiale veturës”, u tha në konferencë,.
Tutje, policia ka shkrepur me armë, teksa për shkrepjen e armës është njoftuar edhe IPK.