LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

    Insajderi
    10 May 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku në rend të ditës janë 13 pika për diskutim.

    Në këtë rast, qeveria ka miratuar sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

    Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se edhe pse Kosova nuk është e obliguar t’i miratojë sanksionet në fjalë, ajo e bën këtë për t’u rreshtuar me BE-në dhe ShBA-në për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë.

    “Republika e Kosovës edhe pse nuk është e obliguar për shkak se ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat, Kosova i ka zbatuar sanksionet e vendosura nga ShBA-ja dhe BE-ja”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark