Federate Ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskin duke i hapur çështje penale.
Rusia ka lëshuar urdhërarreste për një numër politikanësh ukrainas dhe të tjerë evropianë që nga fillimi i luftës me Ukrainën në shkurt 2022.
Policia ruse në shkurt vendosi kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në një listë të kërkimeve për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.
Rusia lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare i cili vitin e kaluar përgatiti një urdhërarrest për presidentin Vladimir Putin me akuza për krime lufte, raporton Klan Kosova.