Lajmi i fundit: Shpërthimi i fortë tronditi kryeqytetin ukrainas - dy të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lajmi i fundit: Shpërthimi i fortë tronditi kryeqytetin ukrainas – dy të vdekur

    Insajderi
    14 March 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa shpërthime të forta dhe sërish tragjike u dëgjuan në të gjithë Kyivin mëngjesin e sotëm.

    Të paktën dy persona vdiqën dhe tre u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në një periferi të kryeqytetit u godit nga bombardimet të hënën në mëngjes, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës sot.

    15 persona u shpëtuan dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e Kyivit.

    Nga qendra e Kyivit mund të shihej tymi që shkonte drejt qiellit.
    Disa pamje të publikuara nga media ukrainase NEXTA TV tregojnë fabrikën e industrisë së aviacionit Antonov që është përfshirë në flakë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark