Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ngritet aktakuzë ndaj dy të miturve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ngritet aktakuzë ndaj dy të miturve

    Insajderi
    01 April 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata ka ngritur aktakuzë ndaj Elton Kadriut dhe Artiol Abdullahut për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva.

    Insajderi ka marrë vesh se të dyve iu është ngarkuar vepra penale “vrasje e rëndë” në aktakuzë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin edhe avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi. I njëjti s’ka dhënë më shumë detaje.

    Deri më tani, dy të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.

    Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark